Kryeministri Zoran Zaev ka shkruar sot në mëngjes në profilin e tij në Fejsbuk se mediat nga Greqia dhe rajoni kanë treguar interes të madh për Maqedoninë e Veriut dhe periudhën pas zgjedhjeve.
Në status, Zaev deklaron se gjatë qëndrimit të tij në Athinë ai ka dhënë intervista për edicionin elektronik të Si-eN- eN, Top Channel nga Tirana, Ta Nea, Mega TV nga Athina, programin grek të Euronjuz dhe media të tjera, në të cilin ai ka theksuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut dinë të shpërblejnë vendime të vështira politike që zgjidhin probleme të mëdha.
“Zgjidhja e çështjeve të hapura ka stimuluar në mënyrë shtesë interesin e bashkësive të biznesit për bashkëpunim më të madh dhe më dinamik. Si politikanë, ne jemi të detyruar të mundësojmë zhvillimin e nismave të përbashkëta të biznesit dhe investimeve. Edhe një herë u binda se ekziston interes i madh i ndërmarrjeve serioze dhe të mëdha nga Greqia për të bashkëpunuar dhe iniciuar investime në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, ka shkruar Zaev.
Në takimin me homologun e tij grek Micotakis, siç thuhet në status, ai do të diskutojë se si të inkurajohet bashkëpunimi më i gjerë midis dy vendeve./MIA
