Greva e doganierëve grekë shkaktoi kolona, pritje disaorëshe në kufirin me Greqinë

TË FUNDIT

Greva e doganierëve grekë shkaktoi kolona të gjata dhe pritje në vendkalimet kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Qytetarët shpërndanë në rrjetet sociale pamje nga kolonat. Greva zgjati katër orë, nga ora 5 deri në 9 të mëngjesit sipas kohës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht nga ora 6 deri në 10 sipas kohës greke. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi paraprakisht se greva do të zhvillohej në tre pika kufitare me Greqinë – Bogorodicë, Dojran dhe Mexhitli, ndërsa kishte paralajmëruar se do të angazhoheshin të gjitha kapacitetet për menaxhimin e situatës.