Zaev-Hoti: Seanca ndërqeveritare do të japë impuls pozitiv në marrëdhëniet midis dy shteteve

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe këmbim të mirë tregtar, ndërsa mbajtja e  seancës së parë ndërqeveritare do të jetë impuls plotësues për zhvillim të mëtutjeshëm  dhe intensifikim  të marrëdhënieve  të ndërsjella, vlerësuan kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Avdullah Hoti në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup.

Pas tet-a-tet takimit në Qeveri, të dy kryeministrat në konferencën për shtyp shfaqën shpresë se së shpejti do të mbahet  seancë ndërqeveritare  në të cilën do të shqyrtohen  dhe nënshkruhen marrëveshjet midis dy shteteve.

“Afërsia jonë gjeografike plotësisht do ta afrojë ndërtimin e autostradës Shkup-kufiri i Maqedonisë. Kjo autostradë është nga  vlera e veçantë strategjike jo vetëm për vendet tona, por edhe për  gjithë rajonin tonë. Dëshmi për përpjekjet tona të sinqerta për përparimin e bashkëpunimit dhe mundësimi i  qarkullimit të lirë të personave dhe mallrave  por është edhe hapi i madh që ishte bërë me hapjen e vendkalimeve kufitare Bellanovc-Stançiq”, tha Zaev në konferencën për shtyp.

Theksoi se Kosova është një nga partnerët e rëndësishëm tregtar të Maqedonisë së Veriut  dhe se këmbimi tregtar zhvillohet  lirshëm pa dogana sipas CEFTA- Marrëveshjes  për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve.

“Maqedonia e Veriut është njëra nga pesë shtetet  me të cilat Kosova  realizon këmbim më të lartë tregtar. Njëherit,  edhe në kushte të tilla të jashtëzakonshme nga Kovid-19, këmbimi i tërësishëm tregtar  duke e përfshirë edhe gushtin e  këtij viti është afër 170 milion euro”, potencoi Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë e përshëndeti edhe Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë e cila ishte arritur në Uashington dhe potencoi se  Qeveria e Maqedonisë jep mbështetje për zgjidhje  të përbashkët të pranueshme e cila do ta garantojë dhe përforcojë paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

“Populli jonë thotë se  fqinjët nuk zgjidhen, por gjithmonë të parët të ofrojnë ndihmë. Pikërisht për atë presim që Kosova  të përfshihet  edhe në bashkëpunimin e përforcuar rajonal  të cilën e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritet  për rajonin pa dallim  të çështjeve të hapura politike. Të premten e ardhshme do të mbaj mbledhje me  presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama  ku njëra nga pikat do të jetë pikërisht  qëllimi të dërgojmë  edhe ftesë të përbashkët. Kjo gjithsesi  para se gjithash është nga interesi i qytetarëve tanë  për implementimin e katër lirive të BE-së në Ballkanin Perëndimor, lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, ndërsa që do të mundësojë edhe  integrim më të shpejtë  dhe harmonizim me BE-në. Pikërisht angazhimi i përbashkët i cili del nga vetë rajoni do të paraqesë vlerë të shtuar të fuqishme për perspektivat tona evropiane dhe për nismat tashmë të përhershme të cilat janë në atë funksion – Procesi berlinas dhe Këshilli rajonal për bashkëpunim”, theksoi Zaev.

Kryeministri kosovar Hoti dërgoi urime deri te Qeveria për rezultatet e jashtëzakonshme që i arritën,  duke e potencuar megjithatë Marrëveshjen me Greqinë.

“Ju uroj për arritjen që e keni bërë  drejt integrimit evropian dhe në arritjen e iniciativave rajonale për të cilat ne presim  të bashkangjitemi që të punojmë së bashku  drejt normalizimit të tërësishëm  të marrëdhënieve në rajon. Keni bërë një rrugë të gjatë 30-të vjeçare si shtet edhe ne por edhe gjithë rajoni mësuam shumë  nga reformat  që ju i ndërmorët  veçanërisht në fushën e ekonomisë”, theksoi Hoti.

Kryeministri kosovar i përshëndeti edhe aktivitetet e Qeverisë në lidhje me ndërtimin e autostradës deri në vendkalimin kufitar Bllacë.

“Gjithashtu është mirë nga ana juaj që shqyrtohet mundësia e studimit fizibilit për autostradën Tetovë-Prizren, me siguri specifikat të cilat rajoni i ka atje,  por duhet t’i kemi parasysh  edhe ato nga odat ekonomike. Ata janë në koordinim të ngushtë  me ekonominë  këtu për intensifikim të bashkëpunimit, por edhe për identifikim  të pengesave të cilat  ne mund t’i kemi  midis dy  vendeve sa i përket intensifikimit të bashkëpunimit  në lidhje me ekonominë”, theksoi Hoti.