Zaev: Është e paqartë pse “E Majta” po bllokon! Ligji për shtetësi do ta zgjidhë problemin e qytetarëve pa status

TË FUNDIT

Pas paralajmërimeve se partia E Majta do ta bllokojë punën e Kuvendit sepse Ligji për Shtetësinë është kthyer në Kuvend për miratim me yll evropian, kryeministri Zoran Zaev me qëndrim se nuk e ka të qartë cila është arsyeja për paralajmërimin e këtillë nga kjo parti. Në ligjin në fjalë janë inkuadruar lehtësimet për marrje të shtetësisë dhe ky ligj do ta zgjidhë problemin e qytetarëve të cilët me vite të tëra nuk kanë status, shtoi ai.

“Ne u ulëm bashkërisht me dy partitë më të mëdha opozitare nga blloku shqiptar – Aleanca dhe Alternativa dhe me të vërtetë përmes një dialogu të arsyeshëm gjetëm zgjidhje. Pamë se gjatë të gjitha këtyre viteve, gjegjësisht gjatë dy dekadave të fundit kanë aplikuar 2.400 njerëz. Por, edhe po të ishte vetëm një njeri, sërish duhet ta zgjidhim problemin. Dhe ja tani e gjetëm zgjidhjen, por nga ana tjetër E Majta thotë se do të bllokojë. Edhe pse është parti e vogël politike, është me rëndësi t’i dëgjojmë arsyet për këtë. Unë do t’i shqyrtoj dhe apeloj për pranim të amendamenteve për gjithçka që duhet, me qëllim që t’i mos bllokojmë ligjet. Dikush është duke pritur, dikush nuk mund të marrë ndihmë sociale, dikush nuk mund ta mjekojë fëmijën apo vetveten, sepse nuk ka shtetësi dhe dokumente”, tha kryeministri Zaev./TV21