Mbi 98% të votave të numrëaura, LVV-ja prin por me rënie në përqindje

TË FUNDIT

Me mbi 98 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 43.04%; Partia Demokratike e Kosovës 21.11; Lidhja Demokratike e Kosovës 17.68%; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.21 dhe Lista Serbe 5.92%.

Këto rezultate e nxjerrin Vetëvendosjen dukshëm më poshtë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur kishte marrë mbi 51% të votave. Në ato zgjedhje, PDK kishte fituar 20.2%, LDK 13.2% dhe AAK 5.5%.

Votat e numëruara deri tani nuk përfshijnë ato të diasporës.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 35%, dukshëm më e ulët se në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, kur votuan rreth 45% e trupës zgjedhore.