Zaev e nisi fushatën në Strumicë! “Është kohë për suksese të reja”

TË FUNDIT

Fillimi i fushatës zgjedhore i karvanit të koalicionit “Mundemi”, i prirë nga LSDM-ja ishte në Strumicë dhe Vinicë.  Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili është bartësi i listës së kandidatëve në njësinë zgjedhore 4, që paradite në parkun e qytetit në Strumicë afër Shtëpisë së Armatës, tha se në interes  të shëndetit publik do të udhëhiqet një fushatë pak më ndryshe ku do të ftohen qytetarët  t’i dëgjojnë zgjidhjet e tyre por edhe të dalin në zgjedhjet të cilat janë shumë të rëndësishme për popullin dhe shtetin.

Sekretari i përgjithshëm i partisë dhe bartësi i listës së kandidatëve në NJZ 3, Lupço Nikollovski, theksoi se pushteti aktual brenda një periudhe të shkurtër ka arritur suksese, andaj kërkon edhe një mandat të plotë që të bëjë edhe më shumë.

“Mundemi edhe më shumë me rrogën minimale, merreni me mend, ajo ishte vetëm 9 mijë denarë, gjë që është e turpshme. Arritëm që për dy vjet e gjysmë rrogën minimale ta rrisim në 14 mijë dhe 500 denarë, ndërsa deri në fund të mandatit të ardhshëm parashikojmë rritje deri në 20 mijë denarë. Vijnë vite të bukura dhe duhet t’i shfrytëzojmë. Do të ecim përpara, të gjithë qytetarët, të gjitha partitë, të gjithë ne. Le të vijë sa më shpejtë koha kur njerëzit do t’i zgjedhim sipas cilësisë e jo me libreza partiake”, tha Lupço Nikollovski, Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

Besa e cila është pjesë e koalicionit parazgjedhore “Mundemi”, aktivitetet e saj në ditën e parë të fushatës, i ka nisur në fshatin Zajas të Kërçovës.