Zaev: Dita e pavarësisë është një nga datat më të ndritshme në historinë e Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, uroi ditën e pavarësisë 8 shtatorin, duke e quajtur si një nga datat më të ndritshme të historisë të Maqedonisë së Veriut.

“8 shtatori, Dita e Pavarësisë është një nga datat më të ndritshme në historinë e Maqedonisë së Veriut. Në jubileun e 30 viteve të pavarësisë, historia jonë, shpresat tona, kujtimet tona, aspiratat tona janë mbledhur. Të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vlleh, boshnjakë…
Të dashur bullgarë, kroatë, malazezë dhe të gjithë të tjerët, Gëzuar Jubileun – 30 vjet pavarësi. Pavarësia dhe shteti ynë qoftë i përjetshëm. Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut”, Shkruan Zaev.