Zaev dhe ministrat fotografohen te Presidenti, në ditën e parë Kryeministri vizitoi Odat Ekonomike

TË FUNDIT

Presidenti Pendarovski me ministrat e rinj dhe kryeministrin Zaev bënë fotografi familjare te shkallet para vilës Vodno. Nga kabineti i Pendarovskit njoftuan se shefi i shtetit prej kësaj Qeverie pret përkushtim serioz për çështjet që janë kyçe për vendin tonë.

Na bashkon përcaktimi i sinqertë  dhe vullneti politik për realizim të prioriteteve strategjike të vendit tonë, tha në fjalimin e tij Zaev në pranimin e sotëm te Pendarovski duke i përsëritur prioritetet e Qeverisë.

 “Ballafaqim efikas dhe i suksesshëm me pandeminë botërore te ne, energji e re dhe vendosmëri në krijimin e rritjes ekonomike, zhvillim të qëndrueshëm, institucione të fuqishme ku mbizotëron rendi, drejtësia, shtet të së drejtës dhe sundim të së drejtës, arsim modern, kohezion të brendshëm, anëtarësim aktiv në NATO, vullnet të fuqishëm për fillim të suksesshëm dhe mbyllje të negociatave për anëtarësim në BE”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Nga Vila Vodno Zaev me një pjesë të ministrave shkuan në takim në Odën ekonomike. Ai apeloi për përkushtim të plotë të Qeverisë ndaj ekonomisë, apeloi për përforcim të kompanive, eksport si dhe politikë të qëndrueshme tatimore.

 “Në këtë takim të parë, pikërisht këtu me Odat, e dërgojmë mesazhin tonë për përkushtim ndaj ekonomisë, për standard ekonomik, përforcim të kompanive dhe eksportit, shfrytëzim të krizës si mundësi për rifillim më të fuqishëm të ekonomisë maqedonase, rroga dhe për standard më të mirë të të gjithë qytetarëve tanë”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Siç theksoi Nehbi Hoxha nga Oda e Maqedonisë Veriperëndimore, Qeveria duhet të fokusohet në nxitje të rritjes dhe zhvillimit ekonomik në vend.

 “Filluam të bisedojmë për një qeveri me fokus mbi ekonominë, qeveria e cila do të punojë në interes të ekonomisë, prej së cilës presim t’i respektojë parimet, të jetë profesionale me kuadro me mision dhe qëllime konkrete që do të punojnë në bashkëpunim me biznesin në drejtim të transformimit evropian të vendit”, tha Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP.

Për kompletim të plotë të qeverisë me eshalonin e dytë dhe të tretë, kryeministri Zaev paralajmëroi se sipas të gjitha gjasave, javën e ardhshme para Kuvendit do të propozohen dhe do të zgjidhen zëvendës ministrat, ndërsa pas kësaj do të emërohen edhe sekretarët shtetërorë dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike.