Zaev dhe Gashi sot pritet të nënshkruajnë programin për hyrje në Qeveri të Alternativës

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi sot në Klubin e Deputetëve do të nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët dhe përfshirje e Alternativës në Qeveri dhe në shumicën parlamentare, përcjell TV21. Pritet që Gashi dhe Zaev zyrtarisht të njoftojnë se me cilët resorë do të udhëheqë Alternativa si pjesë e ekzekutivit.

Ky takim vjen pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të Alternativës, ku me shumicë votash mbrëmjen e djeshme u vendos që ky subjekt politik t’i bashkohet Qeverisë aktuale.

Në lidhje me: –Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë!

Pse Alternativa vendosi të bëhet pjesë e Qeverisë? Murtezani tregon arsyet

Murtezani: Alternativa do të merr përgjegjësi në resorin e shëndetësisë, luftës kundër korrupsionit dhe energjetikës

Alternativa pas vendimit për të hyrë në Qeveri: Nuk e përjashtojmë mundësinë që të bashkëpunojmë sërish me ASh-në