Zaev dha dorëheqje por thotë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, përmend riorganizim dhe rritje të shumicës?!

TË FUNDIT

Kryeministri dhe lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga të dy postet, kjo si shenjë përgjegjësie për rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale në vend.

Tha se përgjegjësinë do ta bartë vet, mbi supet e tij, ndërkaq përsëriti qëndrimin e tij të dhënë kohë më parë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Foli për riorganizim të Qeverisë dhe për mundësinë e rritjes së shumicë parlamentare, për të cilët u tha se do të rritet pas 31 tetorit.

“Mbetem në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vijojnë 2.5 vjet për punë dhe sukses ekonomik prej të cilave dobi do të kenë gjithë populli dhe shteti. Do të mbetem gjatë periudhës derisa duhet të zgjedhet dhe riorganizohet qeveria e re, me shumicë progresive e cila është dhe ekziston dhe mund të rritet edhe më shumë”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ka shtuar se do të qëndrojë afër qeverisë si anëtar i LSDM dhe si pjesë e popullit me orientin progresiv, por foli edhe për largim nga politika, i cili siç tha, “nuk aq i vështirë”.

Ka shprehur edhe zhgënjimin për mënyrën se si votuesit shumicë u përcaktuan, duke shtuar se ata bënë që për këshilltarë dhe kryetarë komunash të zgjedhne dhunuesit e 27 prillit në Kuvend në vitin 2017-të.

Foli edhe për “lidhje mes viktimave dhe dhunuesve të 27 prillit“, të cilët siç tha janë lidhur “për interes dhe pushtet”./TV21