Zaev dënon sulmin terrorist në Vjenë

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, në profilin e tij në Twitter.

“Lajme shokante vijnë nga Vjena, në kohë kur duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndërtojmë solidaritet. Unë fuqishëm dënoj sulmet terroristike dhe çdo vepër dhune. Mendimet e mia janë me familjet dhe miqtë e viktimave, popullin në Vienë dhe mikun tim Sebastian Kurc”, shkroi Zaev në Twitter.

Ndryshe mbrëmë në Vjenë të Austrisë ndodhi një sulm terrorist ku deri tani zyrtarisht të vdekur janë regjistruar 4 persona.