29 vjet më parë më 8 shtator, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjitha gjeneratave të ardhshme të këtij vendi, ua dhanë dhuratën më të madhe – pavarësinë e vendit. U bë realitet ëndrra e të gjitha gjeneratave të mëparshme për pavarësi dhe liri, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së vendit. Ai tha se e mban mend ditën kur Maqedonia u shall si shtet i pavarur.
“E mbaj mend ditën e 8 shtatorit të vitit 1991, ditën e referendumit për pavarësi. Për gjithmonë do t’i mbaj mend pamjet nga sheshi Maqedonia dhe fjalët e presidentit Gligorov i cili na e uroi pavarësinë, si dhe tingujt e himnit maqedonas, himni më i bukur në botë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Rruga e pavarësisë është mbuluar me angazhimet, përpjekjet dhe sakrificat e shumë gjeneratave, ndërsa 8 shtatori është kurorë e aspiratës shekullore, por sot kemi obligim ta ruajmë dhe zhvillojmë shtetin maqedonas. E çuam shtetin në rrugën drejt BE-së dhe anëtarësimit në NATO, tha Zaev në fjalimin e tij.
“Vjen koha e rendit dhe disiplinës. Qeveria e re hyn në luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet. Kjo do të jetë historia më e rëndësishme. Fillojmë ekonomi të re maqedonase. E transformuam ekonominë tonë në ekonomi dinamike, inovative, të hapur dhe konkurruese. Ekonomia është e gatshme që t’u përgjigjet sfidave të reja duke ofruar shans për çdokënd”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Ai i thirri qytetarët të kontribuojnë për ndërtimin e shtetit tonë, çdokush në mënyrën e tij, ndërsa njëkohësisht e thirri edhe opozitën që t’i lëshojë interesat partiake dhe të tregojë sjellje shtetbërëse.
Ai theksoi se sfida kryesore e këtij viti mbetet ballafaqimi me pandeminë. Manifestimi i shënimit të ditës së pavarësisë filloi në orët e hershme të mëngjesit me vendosje të lules në varrin e presidentit të parë të shtetit, Kiro Gligorov si dhe në varrin e ish presidenti i cili jetën e humbi në mënyrë tragjike, Boris Trajkovski.
