Ylli i popit turk arrestohet për nxitje të urrejtjes

TË FUNDIT

Ylli i popit turk, Gulsen u arrestua për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” pasi bëri një shaka për shkollat ​​fetare, raporton sot AP.

46-vjeçarja u arrestua në banesën e saj në Stamboll mbrëmjen e së enjtes.

Në prill, në një koncert në Stamboll, Gulsen tha se “perversitetet” e një prej muzikantëve të saj ishin rezultat i faktit se ai ndoqi një shkollë fetare. Gjatë marrjes në pyetje, ajo hodhi poshtë akuzat dhe tha se “respekton absolutisht vlerat e vendit të saj”.

Zëdhënësi i partisë në pushtet, Omer Çelik, ka vlerësuar se “shkaktimi i urrejtjes nuk është formë arti”. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shumë anëtarë të partisë së tij ndoqën shkolla fetare, numri i të cilave është rritur që kur Erdogan erdhi në pushtet.