Ylli i futbollit italian imazh i “Comodita Home”/ Toti: Së bashku do të realizojmë gjëra të mëdha

TË FUNDIT

Francesko Toti  njëri prej ish-futbollistëve më të mëdhenj në Botë, ka filluar bashkëpunimin e tij me kompaninë Comodita Home.

Me këtë projekt që po konsiderohet historik dhe ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë në Ballkan, gladiatori romak u bë edhe zyrtarisht imazh i Comodita Home.

Toti nuk hezitoi ta quajë nder faktin që bëhet pjesë e këtij projekti regjional.

Ish 10-shja e Romës dhe kombëtares së Italisë tha se bashkëpunimi me Comodita-n do të jetë një rrugëtim i bukur që do të jetoj gjatë.

“Siç e thash unë dhe Comodita jemi dy gjera shumë te rëndësishme që do të thotë së bashku do arrijmë të realizojmë gjëra të mëdha”- deklaroi Francesco Totti –Fudbollist.

Është e konfirmuar zyrtarisht se mbi 50 mijë dyshekë do ta kenë e nënshkrimin e Totit.

Drejtori i Comodita Home, Eroll Shabi e quajti nder dhe kënaqësi bashkëpunimin historik me Totin.

 “Ky vjen si një lajm i bukur jo vetëm për brendin tonë po edhe për regjionin tonë. Bashkëpunime të tilla ndikojnë mjaftë mirë në promovimin e vendit globalisht dhe mirë informimin e botës për kualitetin e prodhimit që mund të ofrojmë. Ne jemi shumë të kënaqur që inovacioni më i ri i dyshekut do të lansohet në treg me një yll si Françesko Totti’’- tha Eroll Shabi-CEO I Comodita Home

Shabi shpreson që projekti me Totin do të jetë inspirim për bashkëpunime tjera të këtij kalibri edhe në të ardhmen.