Presidenti kinez Xi Jinping theskoi të mërkurën pasdite se konsolidimi dhe përmirësimi i sistemit dhe aftësive të integruara strategjike kombëtare është gjendja, detyra dhe kërkesa e re për ndërtimin e një vendi të fortë dhe të një ushtrie të fortë, duke nenvizuar se kjo është gjithashtu vendosja strategjike për të koordinuar zhvillimin e sigurinë dhe zhvillimin e ekonomisë dhe të mbrojtjes kombëtare. Zbatimi i kësaj vendosjeje ka një rëndësi të madhe për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi socialist modern, nxitjen e gjithanshme të përtëritjes së madhe të kombit kinez dhe realizimin e objektivit të njëqindvjetorit të ushtrisë, duke përshpejtuar krijimin e një ushtrie të klasit të parë botëror.

Ai theksoi më tej se për të konsoliduar dhe përmirësuar sistemin dhe aftësitë e integruara strategjike kombëtare, duhet bërë shumë punë në integrimin dhe maksimizimin e aftësive strategjike kombëtare. Xi vuri në dukje gjithashtu se reforma dhe inovacioni duhet të jenë forca shtytëse. Vitet e fundit, me nxitjen bashkërisht të reformave të mëdha dhe të rëndësishme, palët e përfshira kanë marrë rezultate të frytshme.

