Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Putinin

TË FUNDIT

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin.

Të dy liderët shkëmbyen mendime mbi gjendjen në Ukrainë.

Kreu i Kremlinit foli për historinë e çështjes ukrainase, si edhe për gjendjen dhe qëndrimin e Rusisë për sa i përket operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainën Lindore.

Putini vuri në dukje se ShBA-ja e NATO-ja shpërfillën shqetësimet e ligjshme të sigurisë të Rusisë, shkelën premtimet dhe vazhduan zgjerimin ushtarak drejt Lindjes, gjë që sfidoi vijën e kuqe strategjike të Rusisë. Ai shtoi se pala ruse është e gatshme të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me palën ukrainase.

Presidenti kinez Xi Jinping, nga ana e tij, vuri në dukje se ditët e fundit, gjendja në Ukrainën Lindore ka ndryshuar në mënyrë dramatike, gjë që ka tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Qëndrimi i Kinës varet nga të drejtat dhe të gabuarat e vetë çështjes ukrainase. Sipas tij, duhet të hiqet dorë nga mendësia e Luftës së Ftohtë dhe të respektohen shqetësimet e arsyeshme të çdo pale. Po ashtu, është e nevojshme që të arrihet një mekanizëm i ekuilibruar, i qëndrueshëm dhe i efektshëm për sigurinë europiane. Pala kineze mbështet palën ruse dhe palën ukrainase në zgjidhjen e çështjes nëpërmjet negociatave. Kina gjithmonë respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve, si edhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së, theksoi Xi Jinping.

Presidenti Kinës Xi Jinping tha se pala kineze është e gatshme të mbështetë me të tëra palët e bashkësisë ndërkombëtare një koncept të përbashkët, gjithëpërfshirës, bashkëpunues dhe të qëndrueshëm të sigurisë, si edhe të ruajë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në qendër dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në ligjin ndërkombëtar.