Më 29 gusht pasdite, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping pati një takim në Pekin me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Sipas medais kineze CRI, Xi vuri në dukje se në situatën aktuale ndërkombëtare problematike dhe plot ndryshime, palët duhet të qëndrojnë të bashkuara dhe të koordinohen sëbashku, jo të ndahen ose t’i kundërvihen njëra tjetrës. Popujt kanë dëshirë për hapje dhe përparim, jo për mbyllje apo kthim prapa. Kina dhe SHBA janë dy fuqi të mëdha. Ato duhet të përgjigjen për historinë, popujt dhe botën. Duhet të bëhen burim për paqen botërore dhe motor për zhvillimin e përbashkët.
Edhe pse Kina dhe SHBA kanë patur ndryshime të mëdha në situatat e tyre dhe në marrëdhëniet dypalëshe, objektivi i Kinës për zhvillim të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA nuk ka ndryshuar. Parimi për trajtimin e marrëdhënieve dypalëshe sipas respektit të ndërsjellë, bashkekzistencës paqësore, bashkëpunimin dhe fitimet e përbashkëta nuk ka ndryshuar. Qëndrimi për ruajtjen e vendosur të sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit nuk ka ndryshuar. Përpjekjet e Kinës për vazhdimësinë e miqësisë tradicionale mes dy popujve nuk kanë ndryshuar.

“Shpresoj që pala amerikane të ecë në të njëjtën drejtim me Kinën, të shikojë Kinën dhe zhvillimin e saj me një qëndrim racional dhe pozitiv, ta shohë zhvillimin e njëra-tjetrës si një mundësi, jo si sfidë dhe së bashku me Kinën të gjejë rrugën e drejtë për trajtim të ndërsjellë mes dy fuqive të mëdha”, tha presidenti Xi Jinping.
Ndërsa, Sullivani i përcolli së pari presidentit Xi Jinping përshëndetjet nga presidenti Joe Biden dhe e falënderoi presidentin kinez për kohën që ndau për ta takuar.
Sipas tij, që nga samiti në San Françisko, të dyja palët kanë bërë progress pozitiv gjatë vënies në jetë të konsensuseve të arritura midis krerëve të dy vendeve. Komunikimin strategjik që pati me z. Wang Yi ishte i thelluar, i sinqertë dhe konstruktiv. “Dua të ritheksoj se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë një “luftë të re të ftohtë”, nuk kërkojnë të ndryshojnë sistemin politik të Kinës, nuk kërkojnë të forcojnë sistemin e saj të aleancës kundër Kinës, nuk mbështesin ‘pavarësinë e Tajvanit’, nuk dëshirojnë të kenë konflikt me Kinën. ShBA-ja nuk ka ndryshuar politikën e saj të “një Kine” e pales amerikane dhe nuk ka ndërmend ta përdorë Tajvanin si një mjet për ta frenuar Kinën. Pala amerikane shpreson se mund të vijojë komunikime strategjike me Kinën për të gjetur mënyrën për bashkëekzistencë paqësore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.” Ai shprehu gjithashtu dëshirën e presidentit Biden për një komunikim të ri me homologun kinez.
