Xi: Dera e marrëdhënieve kino-amerikane është hapur nga popujt tanë

TË FUNDIT

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim në banketin e përbashkët të mirëseardhjes të grupeve amerikane të miqësisë, të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në San-Francisko të Kalifornisë, ku ai theksoi që Kina nuk do të zhvillojë luftë të ftohtë a të nxehtë me askënd.

“Çfarëdo faze zhvillimi që të arrijë, Kina nuk do të synojë kurrë hegjemoninë apo ekspansionin dhe nuk do t’ua imponojë kurrë vullnetin e saj të tjerëve”, tha Xi në darkën e mirëseardhjes. “Kina nuk kërkon sfera ndikimi dhe nuk do të zhvillojë ndonjë luftë të ftohtë apo luftë të nxehtë me askënd,” tha presidenti kinez.

“Themeli i marrëdhënieve kino-amerikane është hedhur nga popujt tanë, dera e marrëdhënieve kino-amerikane është hapur nga popujt tanë, historitë e marrëdhënieve kino-amerikane janë shkruar nga popujt tanë dhe e ardhmja e marrëdhënieve kino-amerikane do të krijohet nga popujt tanë,” u shpreh Xi Jinping-u.

Ai shpalli se pala kineze është e gatshme të ftojë 50 mijë të rinj amerikanë në Kinë për aktivitete shkëmbimi dhe programe studimore në pesë vitet e ardhshme, për të shtuar kontaktet midis dy popujve, sidomos ndërmjet të rinjve, shkruan CMG.