Xhudisti Edi Sherifovski, u eliminua në xhiron e parë të Olimpiadës në Paris

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i tretë i Maqedonisë në Lojërat Olimpike Verore në Paris, xhudisti Edi Sherifovski, e përfundoi paraqitjen e tij me humbje në xhiron e parë në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Sherifovski nuk kishte fuqi për asgjë më shumë në këtë përballje, sepse kundërshtari i tij ishte kampioni aktual i botës, braziliani Gilerme Shmit.

Sherifovski është olimpisti i tretë i Maqedonisë së Veriut që u paraqit në lojëra pas Gjuretanoviqit në not dhe Mojsovskës në gjuajtje me hark. Deri në fund të Lojërave Olimpike, Maqedonia do të ketë përfaqësuese në taekvondo me Milijana Reljic, në mundje, në stil të lirë me Vladimir Egorov dhe në maratonë me Dario Ivanovski./TV21