Xhonson: Situata me virusin korona do të jetë shumë më ndryshe në pranverë

TË FUNDIT

Situata me virusin korona do të jetë shumë më ndryshe në pranverë – kështu deklaroi sot kryeministri britanik Boris Xhonson.

“Gjërat do të ndryshojnë në pranverë. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do të jetojmë me pasojat e pandemisë së virusit edhe për një kohë”, tha Xhonson.

Kryeministri britanik nuk pranoi të komentoi drejtpërdrejtë nëse përfitimet shoqërore të paraqitura për të ndihmuar njerëzit me të ardhura të ulëta të mbijetojnë pandeminë Covid-19 do të shtyhen deri në prill.

“Atë që e kemi thënë është se ne do ta mbështesim të gjithë vendin,” tha Xhonson, duke shtuar se të gjitha masat do të shqyrtohen vazhdimisht.