Kryeministri britanik Boris Xhonson u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak të rrezikut nga koronavirusi me ardhjen e periudhave më të ftohta.
“Ky nuk është fundi i tregimit dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse na vijnë muajt më të ftohtë”, theksoi Xhonsoni para gazetarëve në Skoci.
Ai gjatë vizitës në Skoci theksoi se kriza e shkaktuar nga koronavirusi e ka treguar forcën kolektive të Mbretërisë së Bashkuar.
