Xhonson njoftoi bllokimin e tretë kombëtar

TË FUNDIT

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi mbrëmjen e sotme një bllokim të tretë kombëtar në të gjithë Anglinë për t’iu përgjigjur valës së re të infeksioneve me Covid por edhe mutacionit të ri të korona virusit. 

Ndër masat e ndërmarra është mbyllja e menjëhershme e të gjitha shkollave. Në të gjithë Anglinë nga nesër dhe në vijim mësimi do të zhvillohet në distancë.

“Unë dua të nënvizoj se problemi nuk është që shkollat ​​nuk janë të sigurta” por që ato “mund të veprojnë si vektorë transmetues duke shkaktuar përhapjen e virusit në familje”, tha kryeministri.

Kryeministri britanik tha se i ashtuquajturi varianti anglez i Covid-19 është “alarmues”, më ngjitës “50% deri në  70%” sesa varianti i mëparshëm dhe foli për një rritje prej 40% të pranimeve në spital krahasuar me valën e parë në prill. 

Duke rekomanduar të gjithë të respektojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi për aq kohë sa të jetë e mundur, Johnson, tha se “nëse gjërat shkojnë mirë”, në mes të shkurtit kategoritë përparësore do të jenë vaksinuar me dozën e parë . 

Deri më sot, theksoi ai, “ne kemi vaksinuar” më shumë njerëz sesa në të gjithë Evropën. 

Në 24 orët e fundit Britania e Madhe regjistroi 58,784 raste pozitive në 430 mijë tamponë.