Xhonson: BE-ja ka për qëllim të ndajë Britaninë e Madhe

TË FUNDIT

Kryeministri britanik Boris Xhonson, sot e akuzoi Bashkimin Evropian për kërcënim të integritetit territorial të Britanisë së Madhe, duke u kërkuar deputetëve të mbështesin propozim-ligjin e ri, për të cilin BE-ja konsideron se është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Qeveria e Xhonsonit ka pranuar haptazi se propozim-ligji për tregun e brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, nëse miratohet, do të shkelte marrëveshjen e ndarjes të nënshkruar me Brukselin. Ky veprim shkaktoi stuhi edhe brenda partisë së tij konservatore, me eurodeputetë të zemëruar që i bën thirrje Londrës të tërheqë ligjin deri në fund të muajit ose duke kërcënuar me veprime ligjore.

Sipas marrëveshjes së Bregzitit, BE-ja do të vazhdojë të tregtojë me Irlandën e Veriut, e cila do të jetë kufiri i vetëm tokësor i Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian pas 31 dhjetorit. Masa u bë për të siguruar që kufiri me anëtaren e BE-së, Irlandën të mbetet i hapur – pjesë kryesore e marrëveshjes së paqes të vitit 1998 që i dha fund 30 viteve të dhunës kundër sundimit britanik në ishull.

Xhonson, megjithatë, deklaroi se zbatimi i rregullave të tregtisë me BE-në kërcënonte të vendos tarifa më të larta për disa mallra të dedikuara për provincën sesa pjesa tjetër e Britanisë kontinentale.

“Kjo është e paarsyeshme dhe publikisht kundërshton frymën e Protokollit të Irlandës së Veriut për Marrëveshjen e Partneritetit”, tha Xhonson.

“Ata (BE) po kërcënojnë të ndërtojnë kufij doganorë në vendin tonë, të ndajnë vendin tonë, të ndryshojnë vetë gjeografinë ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar dhe të shkelin rëndë detyrimin e tyre sipas nenit 4 të Protokollit, pjesë e së cilës Irlanda e Veriut është pjesë nga territori doganor i Britanisë së Madhe”, shtoi Xhonson.

“Ne nuk mund të lejojmë situatë në të cilën kufijtë e vendit tonë përcaktohen nga fuqi të huaj ose organizatë ndërkombëtare. Asnjë kryeministër britanik, asnjë qeveri, asnjë parlament nuk mund të pranojë imponim të tillë”, shtoi ai.

Xhonson e përshkroi ligjin e propozuar si “rrjet të mbrojtjes ligjore” që fuqizon ministrat të “garantojnë integritetin e Mbretërisë së Bashkuar”.