Selver Xhemaili thotë se Qani Nesimi nuk ka asnjë dokument që vërteton se ai është myfti i Tetovës, përcjell TV21. I pyetur se pse Nesimi ende qëndron në objektin e Myftinisë dhe pse nuk shkon vetë ai në Myftini, Xhemaili tha se nuk shkojnë për shkak të kërcënimeve për sulme fizike.
“Asnjë lloj dokumenti nuk posedon që mund ta vërtetoje se është myfti, asnjë lloj dokumenti, as nga BFI, as nga gjykata. Nuk ka asnjë lloj dokumenti të plotfuqishëm që vërteton që Qani Nesimi është…TV21: Atëherë pse nuk shkoni ju atje? Ne nuk shkojmë për arsye të sulmeve fizike që na është thënë se do të bëjmë ashtu, do të bëjmë kështu, kërcënime kemi. TV21: Keni frikë? Normalisht, nga kërcënimet fizike nuk ka qënje njerëzore që nuk ka frikë. TV21: I keni denoncuar këto raste? Po, dhe janë në procedura gjyqësore”, tha mes tjerash Xhemaili.
