Xhamitë bëhen gati, BFI publikon listën e masave mbrojtëse

TË FUNDIT

Hapja e Xhamive, publikohet lista me masat mbrojtëse gjatë faljes së namazeve nëpër xhami.

Të nderuar, Rijaseti i BFI-së në RMV, me rastin e rihapjeve të xhamive e me qëllim që të ruhet shëndeti i njerëzve dhe të parandalohet përhapja e virusit Kovid 19, solli masat e më poshtme, të cilat duhet të implementohen në çdo xhami:

– Dezinfektimi i xhamive;

– Mbajtja e patjetërsueshme e maskave;

– Pastrimi i duarve me dezinfektant para hyrjes së xhamive ose mbajtja e dorëzave;

– Çdo besimtar me vete të ketë sexhade personale;

– Sa më tepër të shfrytëzohen oborret e xhamive për faljen e namazeve;

– Të ruhet distanca fizike sa më shumë që është e mundur mes xhematit;

– Ndalohet qëndrimi në grupe para ose pas faljeve të namazeve në ambientet e xhamisë;

– Ligjeratat fetare të mos jenë më të gjata se 10 min.

– Abdesti të merret në shtëpi – abdes-hanet dhe toaletet do të jenë të mbyllura;

– Maksimalisht të largohemi nga përshendetjet me kontakte fizike.