Xhambaski me përshëndetje naciste, kryetarja e Parlamentit Evropian paralajmëron sanksione

TË FUNDIT

Me përshëndetje naciste, euro deputeti Angell Xhambaski shkaktoi revoltë dhe inat te euro deputetët. Xhambaski pas fjalimit të tij në debatin për sundimin e së drejtës në Poloni dhe Ukrainë në PE, gjatë largimit nga salla u kthye dhe e ngriti dorën e djathtë, gjë që shihet dhe është kapur edhe në incizim. Këtë incident e komentoi dhe dënoi kryetari i Partive politike evropiane, Manfred Veber.

“Përdorimi i “përshëndetjes së Hitlerit” është e kundërta e asaj për të cilën angazhohet Parlamenti evropian. Grupi i PPE e dënon me fjalët më të rënda”, tha Manfred Veber, kryetar i PPE-së.

Kryetarja e PE, Roberta Mecolla, paralajmëroi se do të fillojë procedurë për sanksionimin e euro-deputetit bullgar Xhambaski.

“Përshëndetja fashiste në Parlamentin Evropian është diçka e papranueshme për mua, çdo herë dhe çdo kund. Kjo më ofendon mua dhe çdokush në Evropë. Jemi kundër kësaj. Ne jemi Shtëpia e demokracisë. Gjesti i këtillë është kapitulli më i zymtë i historisë sonë dhe kjo duhet të mbetet atje”, tha Roberta Mecolla, kryetare e Parlamentit Evropian.

Pas kësaj, deputeti Xhambaski reagoi dhe i hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër tij. Ai u ka dërguar mesazh elektronik kolegëve të tij euroambasadorë me shenjë “keqkuptim i vogël” duke i akuzuar për shpifje dhe ofendim. Ai pohon se bëhet fjalë vetëm për përshëndetje me dorë.

“Përderisa e përfundoja fjalimin tim, duhet pranuar se thashë diçka me të cilën shumica prej jush nuk pajtohen, duke ju provokuar. Përderisa largohesha prej atje, desha të kërkoja falje me përshëndetje të përulur ndaj kryesuesit”, tha Angell Xhambaski, eurodeputet i Bullgarisë.

Xhambaski në fjalimin e tij në debatin për sundimin e së drejtës në BE-në, pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së drejtësisë së BE-së në Luksemburg e cila i hodhi poshtë përpjekjet e Hungarisë dhe Polonisë që ta bllokojnë lidhjen e qasjes deri te fondet e Unionit me respektimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Duke komentuar, vendimin e tillë në Twitter e quajti të neveritshëm për shkak se, siç ka shkruar, nuk ekziston njeri i shëndoshë i cili mendon se Hungaria dhe Polonia nuk kanë sundim funksional të së drejtës. Në fund në reagimin në Twitter ka shkruar “Të jetojnë shtetet nacionale në Evropë”. Përndryshe Xhambaski është euro-deputet i Bullgarisë nga radhët e partisë së Krasimir Karakaçanovit – VMRO-BND.