Array

Xhaka: Urdhërin për vrasjen e ka dhënë Dragolub Delibashiq

Must Read

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen...

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të...
- Advertisement -

Në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës ka vazhduar sot seanca kundër Oliver Ivanoviqit dhe 4 të akuzuarve të tjerë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Gjatë seancës së sotme, para trupit gjykues dëshmoi Gani Xhaka, i cili tha se natën e 3 shkurtit, nga ora 21:00 e deri në ora 3:00 të mëngjesit, është zhvilluar një luftë e vërtetë në banesën ku ka qenë i strehuar.

- Advertisement -

Epilogu i sulmit serb, të cilët kanë përdorur edhe granata dore, ka qenë vrasja e gruas së tij dhe djalit të familjes Ajeti, Nderimit, si dhe plagosja e më shumë të tjerëve.

“Kanë ardhur disa persona serbë dhe na kanë ofruar të dalim të gjallë, përndryshe do të na vrasin të gjithëve. Nuk kemi pranuar të dalim dhe e kemi mbyllur derën. Pas pak minutash është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm me ç’rast personat janë futur me forcë brenda dhe kanë filluar të shtënat me armë të ndryshme, duke përfshirë edhe granata dore. Natyrisht se edhe ne jemi përgjigjur me armë me qëllim që t’i zmbrapsim. Epilogu i gjithë kësaj është se shoqja ime ka vdekur, si dhe djali i Nexhmedin Ajetit, Nderim Ajeti, ndërsa shumë anëtarë të tjerë kanë mbetur pa gjymtyrë”, tha Xhaka.

- Advertisement -

Gjatë dëshmisë së tij, ai u përlot duke rikujtuar ngjarjen tragjike të asaj nate.

Sipas Xhakës personat të cilët kanë hyrë dhunshëm në banesë, gjatë bisedës derisa përpiqeshin t’i bindin për të dalë jashtë të gjallë nëse duan, kanë thënë se janë duke vepruar sipas urdhrit të Dragolub Delibashiqit, i cili është njëri prej të akuzuarve të këtij rasti.

- Advertisement -

Ai ka përshkruar në detaje tmerrin e asaj nate që ka zgjatur me orë të tëra, duke thënë se bashkë me Nexhmedin Ajetin dhe vëllain e tij Shemsi Ajetin u janë përgjigjur me armë sulmeve për të shpëtuar vetë dhe anëtarët e tyre të familjes.
“Gratë dhe fëmijët kanë qenë në dhomën tjetër dhe ne s’kemi ditur çka në fakt po ndodhë me ta. Njëra prej granatave është hedhur në dhomën e tyre si pasojë e së cilës ka vdekur bashkëshortja ime dhe Nderimi, ndërsa vajza ime Eminja, si dhe ajo e Nexhmedinit, Rrezarta, kanë humbur gjymtyrët, përkatësisht nga një këmbë. Dhe kështu deri rreth orës 3:00 të mëngjesit kur kanë ardhë policia e UNMIK-ut për të na evakuuar”, theksoi Xhaka.

Ai tha se duke dal jashtë, në mesin e serbëve të tubuar para ndërtesës ka parë edhe Miodrag Raliq, të cilin e kishte njohur edhe para lufte.

Xhaka ka potencuar mes tjerash se gjatë kohës kur po digjej banesa nga shpërthimet e granatave dhe dhomat ishin mbushur përplot me tym, ka hapur dritaren dhe ka kërkuar me zë ndihmë nga KFOR-i francez, të cilët siç tha ai, ishin afër ndërtesës dhe po vëzhgonin çfarë po ndodhë, mirëpo ata nuk iu kanë ofruar ndihmë.

Në lidhje me Oliver Ivanoviqin nëse e kishte para gjatë kësaj ngjarje, apo në situate tjera gjatë luftës, Xhaka theksoi se e njeh shumë mirë Ivanoviqin për më shumë se 40 vite, por që nuk e kishte parë asnjëherë.

Në anën tjetër, Eron Prekazi, mbrojtës i viktimave në kuadër të prokurorisë së shtetit, ka bërë të ditur për Kosovapress se Gani Xhaka është njëri nga dëshmitarët me rëndësi meqenëse ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i rastit të ngjarjes në ditën kritike.

“Mendoj se pyetjet të cilat u bënë deri tani kanë sqaruar mjaft gjëra. Besoj se edhe pjesën e dytë të seancës do të sqarohen gjëra tjera në mënyrë për ta ndriçuar sa më mirë rastin në fjalë… Ka dëshmitarë deri tani të cilët e kanë parë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të atyre provave të siguruara nga prokuroria, por edhe nga mbrojtja, mendoj se ka prova të mjaftueshme për gjykatën që të njëjtit t’i shpallë fajtorë”, ka thënë Prekazi.

- Advertisement -

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor....

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni dhe theksoi...

Arturo Vidal: Me Interin dua të fitoj shumë gjëra

Tashmë ish-mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal ka folur për herë të parë si lojtar i Interit, duke e falënderuar klubin zi-kaltër për...

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -