Kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka pranuar kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev që të ketë votëbesim të Qeverisë. Ai ka deklaruar se kjo do të jetë pikë e parë e rendit të ditës së seancës, ndërkaq ftoi vazhdimin e seancës tjetër plenare.
“Ka edhe dy nene më herët. ku thotë se votëbesim të qeverisë mund të propozojnë votëbesim të qeverisë me 20 deputetë. Kurse ju keni mbi 40 deputetë. Kështu që në nenet tjera thuhet se edhe kryeministri mund të parashtrojë votëbesim me gojë, që i bie se kjo është pika e parë e rendit të ditës”, tha Xhaferi, transmeton TV21.
Meqë Xhaferi ftoi vazhdimin e seancës tjetër, reagoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski i cili kërkoi pauzë njëorëshe për të gjitha seancat.
Xhaferi e pranoi këtë dhe tha se kuvendi kthehet pas një ore./TV21
