Xhaferi për TV21: Fillimisht të arrijë iniciativa, pastaj vendimi për thirrje të seancës së Kuvendit

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Talat Xhaferi për TV 21 ka deklaruar se ende nuk ka marrë iniciativën për thirrje të seancës urgjente të Kuvendit. Nëse iniciativa arrin te kryeparlamentari, ai do ta shqyrtojë dhe do të sjellë vendim.

Xhaferi nuk i komenton deklaratat nga pjesëtarë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për mbledhje të sërishëm të Kuvendit, pasi i njëjti u shpërnda në shkurt për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhej të mbaheshin më 12 prill.

Nëse ka iniciativë të tillë në Kuvend, ajo do ta marrë mbështetjen e LSDM-së, kurse VMRO-DPMNE-ja ende është duke i analizuar rrethanat.

Iniciativa për thirrje të seancës urgjente të Kuvendit vjen pasi që Maqedonia e Veriut e ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë, kjo për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi korona.