Xhaferi në takim me ambasadoren kroate, Tiganj

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nives Tiganj.

Siç theksohet në kumtesë, Xhaferi ka potencuar marrëdhëniet e jashtëzakonshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë dhe ndau pritjen se do të vazhdojnë me dinamikë të zmadhuar edhe në periudhën në vijim. Shkurtimisht e informoi ambasadoren për aktivitetet e Kuvendit, zgjedhjen e komisioneve, agjendën legjislative, kushtet e reja të punës për shkak të pandemisë me Kovid-19, si edhe aktivitetet lidhur me agjendën evropiane. Drejtoi mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që institucionet më të larta shtetërore ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin e integrimit evropian të vendit dhe shprehu pritjen se si aleatë në NATO do të kemi bashkëpunim të frytshëm. Kryetari e riafirmoi edhe nevojën për bashkëpunim të mëtejshëm miqësor dhe konstruktiv edhe në organizatat ndërkombëtare multilaterale dhe rajonale.

- Advertisement -

Ambasadorja Tiganj, siç theksohet tutje në kumtesë, e ka përshëndetur formimin e Qeverisë dhe funksionalitetin e Kuvendit dhe informoi për aktivitetet e ardhshme të paralajmëruara ndërmjet përfaqësuesve shtetërorë të të dy vendeve në periudhën e ardhshme, me ç’rast theksoi se për Republikën e Kroacisë, me rëndësi të veçantë është përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kah Bashkimi Evropian, si edhe kultivimi i dialogut politik stabil ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Ofroi ndihmë eksperte në nivel qeveritar dhe parlamentar në procesin e hapjes së kapitujve, në nivel të ekspertëve që mund të ndihmojnë shumë në ndërtimin e kapaciteteve për negociata me Bashkimin Evropian.

Ndryshe, bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, mandej bashkëpunimin ndërmjet industrive ushtarake dhe bashkëpunimin ushtarak ndërmjet dy shteteve, si edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare.

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -