Kreu i kuvendit Talat Xhaferi në audiencën e Papa Françeskut në Vatikan përcolli mesazhin se qytetarët e Maqedonisë kanë qenë pjesë e civilizimit evropian.
“Hirësia e tij dmth Papa i përcjellë deri tek popujt deri tek shtetet. Pra edhe një her dmth është shtes dhe thirrje e Papës për paqe, toleranc, bashkëjetesë dhe bashkëpunim mes popujve në botë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Pas audiencës tek Papa, kryetari i Kuvendit u takua me Pjetro Paolin, sekretar shtetëror i Fronit të shenjtë, në Bazilikën “Santa Maria Maxhore”
“ Dha porosi dhe garanc se ata do të bëjnë gjithçka që munden të vazhdojnë me mbështetjen që zakonisht Vatikani po i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht popujve të Maqedonisë së Veriut dhe me atë do të bëjmë përpjekje që në aspektin integrative të mund të sigurojnë mbështetjen e plot dhe raporti i pritshëm që të jetë për hapje të dates të fillimit të negociatave do të punojnë në atë drejtim”, potencoi kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Përndryshe, në Romë prej vitit 1960 tradicionalisht shënohet kjo festë me vizitë të delegacionit shtetëror nga Maqedonia i cili përkulet në varrin e iluministit mbarëslloven Shën Cirilit në Kishën “Shën Klimenti”
Krahas delegacionit parlamentar të kryesuar nga kreu i kuvendit, në ceremoninë e pritjes të organizuar nga Papa Françesku po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisë të kryesuar nga Koço Angjushev, Kishës Ortodokse Maqedonase, Ministrisë së Kulturës dhe përfaqësues të Komisionit për marrëdhënie ndërfetare. Për TV21 nga Roma Zimer Jashari
