Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare për 25 tetor 2026, përcjell TV21. Vendimin ai e arsyetoi me tensionet shoqërore dhe mosmarrëveshjet politike, duke paralajmëruar se shtyrja e zgjedhjeve mund të rrezikonte projektin EXPO dhe demokracinë në vend. Shpërndarja e Kuvendit erdhi pasi Qeveria, më 7 shtator, pranoi propozimin e kryeministrit Gjuro Macut për shpërbërjen e tij. Ndërkohë, studentët në Serbi prej më shumë se një viti kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

