Xhaferi: Identiteti është vërtetuar me Kushtetutë, punësimet etnike janë të mira për biznesin

TË FUNDIT

Pas reagimeve të shumta në opinionin publik për shkak të memorandumit bullgar i cili u është dorëzuar vendeve anëtare të BE-së i cili përmban kërkesa të cilat i prekin çështjet e identitetit të Maqedonisë, kryetari i komisionit të Kuvendit për punë të jashtme, Antonio Milloshovski kërkoi që ministri i jashtëm, Bujar Osmani ta dorëzojë dokumentin deri te Komisioni. Ai dje kërkoi që Kuvendi ta miratojë deklaratën për identitetin maqedonas ndërsa kryeparlamentari Talat Xhaferi në lidhje me këtë në emisionin Click Plus tha se identiteti është vërtetuar me Kushtetutë.

-Kushtetuta i ka përcaktuar këto gjërat rreth vërtetimit të identitetit, ndërsa kontesti duhet të udhëhiqet përmes dialog, të diskutohet dhe të gjenden zgjedhje adekuate. Institucionet e kanë përkrahjen e Kuvendit që t’i udhëheqin negociatat duke marrë parasysh temën dhe dilemën për ato marrëdhëniet, t’i rregullojnë marrëdhëniet,- Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

I pyetur se çfarë mendon për propozimin e zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi, në lidhje me subvencionimet e kompanive private për punësimet etnike, Xhaferi tha se kjo do të jetë mirë për biznesin edhe pse kujtoi se Kushtetuta e ka parashikuar të drejtën për punësimin e secilit qytetar.

-Në konkurs ka të drejtë të paraqitet çdokush që mendon se i plotëson kushtet, ndërsa përfaqësimi mendoj se do të ishte në interes edhe të biznesit, përkatësisht sektorit privat. Baza është që me Kushtetutë është parashikuar që secili qytetar i cili është i aftë për punë, ka të drejtë për të punuar, pa marrë parasysh përkatësisë së tij, kështu që kategori kushtetuese është edhe përfaqësimi, varësisht nga nevoja,-Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Xhaferi në Click Plus në TV21 foli edhe për numrin e zëvendësve të tij në Kuvend. Ai tha se nëse e pyesin atë, atij nuk i duhet zëvendës. Se si do të zhvillohet seanca, ajo është puna ime. Unë kontrolloj dhe vendos se kur do ta ndërpres, tha Xhaferi.