Debat i ashpër mbrëmë në Click Plus ku mysafir ishte Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Madje kishte edhe rrahje të tavolinës në temën e anulimit të regjistrimit të popullsisë.
Xhaferi disa herë përsëriti se vendimi për anulimin e regjistrimit nuk bëhet në press konferencë.
Sipas tij nëse Zaev dhe Mickoski janë marrë vesh për ta prolonguar regjistrimin ajo duhet të shndërrohet në ligj, dhe për atë nevojiten procedura parlamentare.
TV21: Kryeministri ka thënë po shtyhet regjistrimi.
Talat Xhaferi: Si të shtyhet, në konferencë për shtyp?
TV21: Po iu po thoni se nuk do të zbatoni atë që e ka thënë kryeministri?
Talat Xhaferi: “Po le ta zbatojnë”.
TV21: Jo, jo ma thoni publikisht!
Talat Xhaferi: “Po le ta zbatojnë”.
TV21: Po iu sfidojë, ma thoni publikisht!
Talat Xhaferi: “Ju mendoni se parlamenti funksionon mbi bazë të konferencave për shtyp. Pse më drejtohesh mua. Kush e tha në pres konferencë se duhet të anulohet!? Unë kam thënë këtu se nuk duhet të prolongohet se nuk është argument pandemia. Kam thënë se nuk është argument pandemia se kemi mbajtur zgjedhje në kushte më të këqija”.
Xhaferi gjithashtu tha se për tu debllokuar kuvendi duhet të merren vesh të gjitha partitë politike dhe tha se nuk do të këtë seancë tjetër pa kaluar ligjet që kanë mbetur, ndryshe siç tha do të shkojë në shtëpi dhe le të gjejnë një tjetër kryetar.
Talat Xhaferi: “Kur të vijnë te unë VMRO, LSDM, Aleanca, Alternativa, e Majta, BDI edhe krejt tjerat të thonë se jemi marrë vesh politikisht që është zhbllokuar parlamenti, atëherë do kemi procedura tjera. Nuk ka seancë për asgjë, për derisa nuk zhbllokohet edhe formalisht edhe praktikisht parlamenti për ligjet që kanë mbetur atje, sepse të gjithë kanë dalë atje kanë bërë politikë.
Kjo është e fundit që e them, nëse ka nevojë, kush do ndryshe t’i zbatoje këto punë, unë shkoj te shpija ime”.
TV21: Dorëheqja a?
Talat Xhaferi: “Po nuk pajtohen, le të gjejnë një kryetar tjetër, por unë nuk e kam ndërmend të shkojë diku tjetër ku kanë shkuar kryetarët para meje”.
Nëse shtyhet regjistrimi, Xhaferi tha se ata që e kanë akuzuar Ahmetin për shtyrjen e regjistrimit në vitin 2012, tani duhen t’i kërkojnë falje publike.
“Qe 9 vite po bëhet fushatë e jashtëzakonshme se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski kanë bë këtë krim, kanë bë atë krim, BDI-ja, nuk e di kush, // do ishte korrekte që të gjithë ata që kanë biseduar në kontekstin e akuzës ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së për këto 9 vite për pezullimin e regjistrimit të vitit 2012, t’i kërkojnë falje publike. Njerëzore do të ishte me i thënë Ali Ahmetit, O burrë të kërkojmë falje publike sepse kemi ardhur në situatë të njëjtë siç ke qenë ti në 2012”, deklaroi Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Përveç shtyrjes së regjistrimit, Zaev dhe Mickoski u morën vesh edhe për zgjedhjet lokale që ato të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. Xhaferi edhe për këtë tha se nuk është në kompetencë të liderëve të caktohet data e zgjedhjeve, sepse siç tha edhe vitin e kaluar ato u caktuan për më 12 prill, por u mbajtën më 15 korrik.
