Xhaferi e thirri seancën konstitutive, për shkak të Covid-19 është ndryshuar salla, TV21 hyri në “Kupolën e madhe”

TË FUNDIT

Arkitektët që ishin shumë krijues dhe jo shumë logjikë

Arkitektura, si disiplinat e tjera është art, sepse kërkon shumë krijimtari dhe imagjinatë. Sidoqoftë, ndonjëherë, dizajnet e konstruksioneve të...

Fauci: Mbajtja e dy maskave është më efektive

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha të hënën se mbajtja e...

Opozita shqiptare është duke përgatitur Ligj të ri për lojërat e fatit

Depuetit i koalicionit AAA-ASH, Skender Rexhepi nëpërmjet emisonin Click Plus bëri të ditur se opozita shqiptare është duke përgatitur...

Rasti Monstra! Gjykimi i njëjtë si në kohën e VMRO-DPMNE-së, si në këtë të LSDM-së, thotë Skender Rexhepi nga Alternativa

“Tash LSDM e shihte rastin “Monstra” tash e tregon një LSDM që është e ngjashme me VMRO-në. Me një...

BDI bën teatër kur Mexhiti në Kuvend del dhe kritikon bashkëpartiakun Grubi, thotë Skender Rexhepi

Skender Rexhepi, nga Alternativa në emisionin Click Plus në TV21, thotë se BDI bën teatër kur deputeti Izet Mexhiti...

Hyrje në godinën e Kuvendit do të lejohet vetëm me temperaturë të matur, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të detyrueshme të distancës. Këto masa do të vlejnë për deputetët, mysafirët, por edhe për punëtorët mediatikë.

Përbërja e re parlamentare do të konstituohet nën kushte të veçanta dhe në sallë të re, shkaku i koronavirusit. Pasi sot ish-kryeparlamentari, Talat Xhaferi e nënshkroi vendimin, të martën në orën 12 pikërisht në këtë lokacion do të konstituohet përbërja e dhjetë parlamentare.
Në Kuvend janë sjellë edhe protokolle të veçanta në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse. Sipas tyre, të gjithë 120 deputetët e rinj, në këtë sallë do të duhet të mbajnë distancë fizike prej së paku 2 metrave, por edhe të mbajnë maska mbrojtëse.

Kjo sallë, e cila gjendet në katin e fundit të godinës së Kuvendit, tashmë është gati për seancën solemne, e cila do të mbahet të martën në mesdite. Do të ketë vend për 50 mysafirë, të cilët paraprakisht do të jenë të akredituar, respektivisht nga dy përfaqësues të një mediumi. Të gjithët të tjerët, seancën do ta mund ta ndjekin edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Parlament.

Në këtë sallë para secilit deputet ka pajisje për përkthim simultan, por teknikisht nuk i ka të gjitha mundësitë si në sallën plenare Maqedonia, ku paraprakisht mblidhej struktura parlamentare. Këtu votimi do të zhvillohet në mënyrë manuale, me ngritje të kartonit të këtillë.

Komisionet e Kuvendit do të mbahen në sallën Boris Trajkovski ku është siguruar distancë fizike. Nëse në një moment ka nevojë që të mbahen disa seanca njëkohësisht, atëherë do të përshtaten edhe disa salla me distancë fizike sipas protokolleve të miratuara. Por në ato seanca do të insistohet që të marrin pjesë vetëm deputetët e këtyre grupeve të punës.

Sipas rekomandimeve të miratuara në Kuvend nuk do të funksionon klubi i deputetëve, restoranti dhe byfeja që gjendet në pres qendrën.

Në Kuvend do të hapen të gjitha hyrjet me sigurim të veçantë, me qëllim që të sigurohet distancë fizike gjatë hyrjes dhe daljes së deputetëve, distancë fizike parashihet edhe për administratën, por për shkak se ndërtesa ka formë të rrethit, kjo mund të bëhet në çdo drejtim.

TË NGJAJSHME