Wuhan, niset treni i parë turistik për vitin 2021

TË FUNDIT

Treni i parë turistik i këtij viti nga Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei të Kinës qendrore, u nis të shtunën, sipas autoriteteve lokale të transportit, njoftoi “Xinhua”.

Treni që transporton gati 900 turistë është planifikuar për në qytetin Xiangyang. Gjatë udhëtimit dyditor, turistët mund të vizitojnë një vendndodhje të famshme filmi dhe destinacione të tjera turistike, njoftoi kompania operuese e trenit.

“Treni turistik është me mjaft kosto efektive dhe kushtet e udhëtimit janë të përshtatshme për ne njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar”, -tha turisti Wang.

Kompania gjithashtu planifikon të nisë rrugët e tjera të trenave turistikë në distancë të shkurtër, së bashku me ato në distanca të gjata për në rajonet jashtë krahinës.