WTTC: Sektori global i turizmit do të forcohet nga udhëtarët kinezë

TË FUNDIT

Në fillim të dhjetorit 2022, Kina vendosi të optimizojë reagimin ndaj COVID-19 me masat e reja të parandalimit dhe kontrollit, duke lehtësuar kufizimet ndaj udhëtimeve dhe vizitave në vendet publike. Pastaj, më 8 janar, Administrata e Aviacionit Civil e Kinës rilaksoi disa kufizime COVID-19 në fluturimet ndërkombëtare të udhëtarëve.

“Përpara pandemisë, udhëtimet dhe turizmi përfaqësonin një ndër 10 vendet e punës në shkallë globale dhe një ndër 10 dollarët e bërë globalisht. Është një sektor me të vërtetë i rëndësishëm, që sjell shumë përfitime ekonomike dhe shumë vende pune”, nënëvizoi Julia Simpson, presidente dhe kryezyrtare ekzekutive e WTTC-së në një videointervistë për agjencinë kineze të lajmeve “Xinhua”.

Organizata Botërore e Turizmit në nëntor deklaroi se turizmi ndërkombëtar pritej të mëkëmbej në 65 për qind të niveleve parapandemike deri në fund të vitit 2022.
Vizitorët kinezë në pjesën tjetër të botës ishin “ndër më të vlefshmit në kuptimin ekonomik,” shtoi Simpson.

Ata shpenzuan 253 miliardë dollarë globalisht në vitin 2019, duke zënë 15 për qind të vëllimit të përgjithshëm, sipas WTTC-së.

Pasi Kina publikoi politikën e re për menaxhimin e COVID-19 si sëmundje infektive e kategorisë B dhe masat e përkohshme për shkëmbimin e personelit kinez dhe të huaj, shumë vende shprehën mirëpritjen e tyre për turistët kinezë dhe nuk do të marrin masa për kufizimin e hyrjes së tyre.

Zëvendëskryeministri i Tajlandës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë shkuan në aeroport për të mirëpritur aeroplanin që mbërriti nga Kina . Drejtori i Administratës Kombëtare të Turizmit të Tajlandës u tha turistëve në gjuhën kineze se “kinezët dhe tajlandezët janë një familje”.

Në uebsajtin zyrtar dhe llogarinë në “Twitter” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maldiveve është publikuar një deklaratë, ku mirëpritet përmirësimi i masave të hyrje-daljes nga Kina, duke pritur me padurim që turistët kinezë të shkojnë në Maldive.

Kryeministri i Kamboxhias Samdech Hun Sen shprehu shpresën se 2 milionë turistë kinezë do të vizitojnë vendin e tij sivjet. Indonezia dhe vende të tjera kanë organizuar personel të posaçëm që flet gjuhën kineze, restorantet me ushqime kineze kanë rifilluar punën dhe agjencitë turistike vendore kanë nxitur produkte turistike për Festën e Pranverës të Kinës.