Rusia e gatshme të bashkëpunojë me RMV-në edhe në fusha të tjera, bëri të ditur ambasadori rus

TË FUNDIT

Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Maqedoninë e Veriut edhe në fusha të tjera, por kjo do të bëhet në bazën e barazisë dhe respektimit të interesit të ndërsjellë, kështu ka deklaruar ambasadori rus në vend, Sergej Bazdniki.

“Ne gjithmonë jemi të gatshëm t’u ndihmojnë qytetarëve maqedonas, me të cilët jetojmë në raporte të mira dhe vlera të përbashkëta miqësore për shekuj. Kemi bashkëpunim konstruktiv me Qeverinë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë edhe në fusha të tjera. Kjo do të bëhet në bazën e barazisë dhe respektimit të interesit të ndërsjellë”, tha Bazdinki me rastin e arritjes së 3 mijë vaksinave ruse të kompanisë “Sputnik V” në Maqedoninë e Veriut.

Përndryshe, vaksinat nga kompania “Sputnik V” kanë zbritur në Aeroportin e Shkupit. Sasia e parë përfshin 3 mijë vaksina. Janë paraparë për dozën e parë të vaksinimit, ndërkaq në ndërkohë pritet të arrijnë edhe sasia tjetër për dozën e dytë./TV21