HETIMET PËR KORRUPSION NË IZRAEL, ARRESTOHEN DY BASHKËPUNËTOR TË KRYEMINISTRIT NETANJAHU

473
0
SHPËRNDAJE

Policia në Izrael ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për korrupsion kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu ka arrestuar dy bashkëpunëtorë të tij të ngushtë.

Policia ka arrestuar ish-zëdhënësin e Netanjahut dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të ministrisë për Komunikim.

Ish-zëdhënësi, Nir Hefec dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, Shllomo Filber, janë akuzuar se kanë mbështetur kontratat në vlerë prej disa miliona dollarë, të cilat do të shkonin në favor të kompanisë izraelite për telekomunikim, Bezek, e cila në shkëmbim do të organizonte një fushatë në media për të forcuar imazhin dhe reputacionin e Netanjahut.

Netanjahu ende nuk është i dyshuar në këtë rast, por ai do të merret në pyetje.

Në paraburgim po mbahet edhe njëri nga aksionarët më të mëdhenj të kompanisë Bezek, Shaull Elloviç.

Para disa ditësh, policia izraelite i dërgoi prokurorit të shtetëror propozimin që Netanjahu të akuzohet për marrje të ryshfetit dhe për mashtrim, ngase sipas zyrtarëve të policisë, ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur akuzat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU