VV-Policisë: Mos i qëndroni besnik Isës

TË FUNDIT

Derisa kryeministri Isa Mustafa po merrte pjese ne shënimin e përvjetorit të Policisë se Kosovës në sallën e kuqe, Lëvizja Vetëvendosje doli me aksion afër pllatos së Pallatit të Rinisë duke i bërë thirrje policisë që mos ti qëndrojnë besnik Isës, pasi sipas tyre, ai e ka besnikun e vet që i jep tenderë. Por, policia cila në numër te madh u stacionua në këtë pjese, nuk lejoi që aktivistët e Vetëvendosjes ti ofrohen sallës ku po merrte pjese Isa Mustafa. Aktivistët kërkuan nga pjesëtarët e Policisë që të mos i mbrojnë këmishat e bardha në politikë, e as në polici, sepse sipas tyre, janë të korruptuar dhe bashkëpunojnë në korrupsion.