Për herë të pestë ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit për të cilën, për herë të tretë nuk pati shumicë. Në sallë ishin të pranishëm 107 deputetë, nga të cilët 57 votuan pro, 47 kundër dhe 3 abstenuan.
Seancën e radhës, Avni Dehari e caktoi për të premten në orën 11.
