Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në rrugë për të festuar për shkak të masave anti-Covid gjithashtu edhe për shkak të temperaturave të ulëta.
Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se dalja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e kënaqshme.
Ndërsa, zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu u shpreh se nuk do t’i komentojnë rezultatet e exit polleve.
