Samiti i Vjenës i zyrtarëve të lartë të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në fund të gushtit ka vlerën e dyfishtë, nga njëra anë vlerën politike dhe nga ana tjetër atë ekonomike, theksoi në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA), Filip Vujanoviq, presidenti i Malit të Zi.
Ai rikujtoi se tre vjet më parë ishte konstituuar procesi Brdo-Brijuni, ku Kroacia dhe Sllovenia si vende anëtare të Bashkimit Evropian, nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, morën angazhimet për të promovuar vendet e Ballkanit Perëndimor në aspektin politik dhe ekonomik dhe për të mundësuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, por edhe BE-ja përmes Komisionit dhe fondeve të saj, bankave dhe shteteve anëtare, të lidhet më fuqishëm me vendet e rajonit dhe të siguroj realizimin e projekteve rajonale.
Që të dyja këto mënyra, konsideron Presidenti Vujanoviç, e para, kur në samitin e Sllovenisë ishte Presidenti francez Francois Hollande, në samitin në Dubrovnik, ku ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe në samitin në Budva ku ishte presidenti austriak Heinz Fischer, që të dyja dimensionet janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për rajonin.
“Pas samitit në Slloveni ishte një samit i madh në Berlin dhe i tërë samiti fitoi karakterin e procesit të Berlinit ku në njërën anë u inkurajua bashkëpunimi rajonal, në veçanti marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe ku në kuptimin politik marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal shënoi bazën e përshpejtimit të integrimit evropian. Kjo është e rëndësishme. Morëm një mesazh nga Berlini, sa më shumë që ne bashkëpunojmë, aq më afër jemi, për shkak të kësaj në mënyrë të konsiderueshme varet procesi i integrimit evropian. Nga ana tjetër, është kërkuar që të përqendrohemi në projektet me prioritet”, tha Vujanoviç.
Ai më tej shpjegon për takimin e vitit të kaluar, të krerëve të qeverisë dhe ministrave të punëve të jashtme dhe ekonomisë në Bruksel, ku projekte të caktuara, mbi të gjitha, ato të transportit dhe infrastrukturës së energjisë, të cilat për realizimin e tyre do të ndihmoheshin nga BE-ja dhe bankat evropiane.
– Autostrada Adriatiko-Joniane dhe TAP-
“Aktualisht janë ndarë një miliardë euro ndihmë e cila kryesisht mund të përdoret për studime fizibiliteti dhe disa projekte që do të përgatiten për zbatimin e tyre. Të gjitha këto projekte të bashkëpunimit rajonal kanë një peshë shumë të lartë, kurse të gjitha vendet e rajonit kanë potencial të vogël financiar. Në këto projekte janë sforcuar ato të infrastrukturës së transportit, sepse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të lidhura me rrugë të këqija. Rajoni ka një potencial të mirë të energjisë, prandaj janë sforcuar edhe projektet e bashkëpunimit rajonal të energjisë”, tha Vujanoviç.
Në projektet e infrastrukturës së transportit vend i posaçëm i takon projektit më të madh të autostradës Adriatiko-Joniane. Ajo lidh vendet e rajonit Adriatiko-Joniane, konkretisht Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë dhe ka një lidhje të shkëlqyer me Kosovën dhe Maqedoninë, që e bënë atë të veçantë.
“Praktikisht i gjithë rajoni i zonës Adriatiko-Joniane lidhet jashtëzakonisht mirë. Nga ana tjetër, lidhet jashtëzakonisht mirë me Evropën Perëndimore si dhe me palët e treta, gjithashtu të rëndësishme, bëhet një autostradë e shkëlqyeshme në rajonin e Mesdheut. Çfarë është problemi? Problemi janë financat. As Kroacia apo Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi apo Shqipëria, madje edhe Greqia nuk kanë burime financiare për të përfunduar pjesët e rrugës që kryesisht përmes pjesës më të madhe të Kroacisë me më pak, ndërsa në vendet tjera në masë më të madhe ka pjesë të papërfunduara të autostradës. Kjo nënkupton se autostrada Adriatiko-Joniane merr disa precizime të vogla ndërtimore, kryesisht në rrugën, Kroaci – BeH – Mali i Zi dhe Shqipëri, por mbi të gjitha duhet të shihet se si do të financohet”, tha Vujanoviç.
Në fushën e projekteve të energjisë, sipas tij, prioritet është Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP).
“Këtu nuk do të kemi shpenzime shtesë. Kjo është një tubacion trans-kontinental i gazit, që është tubacioni i Azisë dhe Evropës, i cili në dhjetor të vitit 2013 në Azerbajxhan merr pjesë në pjesën Adriatiko-Joniane të gazsjellësit që përfshin Shqipërinë e Veriut, Malin e Zi, BeH-në dhe Kroacinë, i cili ndërlidhet me TAP të lidhur nga Azerbajxhanin në Greqi përmes Italisë. Iu siguron vendeve tona energji shumë të lirë, duke siguruar mundësinë për të punësuar shumë njerëz dhe i ofron mundësinë vendeve që kalon përmes tyre të marrin përfitimet e tranzitit”, tha Vujanoviç.
Presidenti i Malit të Zi theksoi se është shumë e rëndësishme që të vendoset kabllo nëndetare dhe të fitohet mundësia që të shfrytëzohet elektropotenciali rajonal i cili është jashtëzakonisht i fuqishëm në Mal të Zi, BeH dhe Serbi, ndërsa pastaj të transferohen drejt Italisë dhe të shitet në kushte shumë më të favorshme. Kjo zonë e Italisë veriore, sipas Vujanoviç, ka “nevojë për këtë energji dhe çmimi është shumë i përshtatshëm”.
– NATO, shtysë e re për integrimet evropiane-
“Pritet që takimi i Vjenës të japë disa impulse dhe inkurajim shtesë, për të thithur fondet evropiane, që bankat dhe kompanitë të angazhohen në këto projekte. Unë mendoj se potenciali elektro-energjetik është një shans i madh për rajonin. Tani e kemi mundësinë që të japim transferimin e energjisë elektrike në Itali dhe mendoj se kjo duhet të shfrytëzohet”, tha Vujanoviç.
Ai beson se hyrja e vendit të tij, por edhe Maqedonisë dhe BeH-së, në NATO do të ishte “e mirë e pafund”.
“Mendoj se hyrja e tre vendeve është nxitje për integrimit evropian të cilat që të tre vendet pothuajse kanë konsensus. Ju për integrimin në NATO nuk keni një nivel të tillë, të themi, përkrahje pothuajse konsensuale në parlament dhe brenda publikut të gjerë, por për integrime Evropiane keni. Askush nga BE-ja nuk do t’ju thotë se këto janë integrime të lidhura, por të gjithë ata që i kuptojnë proceset e integrimit do të konstatojnë se këto janë procese kompatibile”, tha Vujanoviç.
Çështjet kufitare, sipas mendimit të presidentit të Malit të Zi, gjithmonë janë shumë të pakëndshme. Ai rikujtoi se shpërbërja e ish-Jugosllavisë u zhvillua për çështjet e kufijve dhe territoreve, dhe se ishte edhe Konferenca e Hagës, e cila nuk u arrit, ndërsa propozonte që çdo vend duhet të jetë i pavarur.
“Sikur të kishte ndodhur. Ishte një sugjerim i shkëlqyer i Alija Izetbegoviçit dhe Kiro Gligorovit, që brenda shteteve të mbetura, përpos Sllovenisë dhe Kroacisë, përpjekje për të vazhduar një bashkësi konfederate. E tërë mosmarrëveshja ishte në thelb një mosmarrëveshje mbi territore. Të jemi të sinqertë, mosmarrëveshjet ishin mbi territorin e BeH-së dhe dihet nga kush dhe në çfarë mënyre. Mendoj se është dërguar mesazhi, se çështja e kufijve është e ndjeshmërisë së lartë dhe nivelit të lartë të rrezikut. Prandaj me këtë marrëveshje me BeH dhe Kosovën i jap një rëndësi të madhe dhe mendoj se kjo është në rrugë të mirë për një ambient të ri dhe në klimën politike të rajonit, një kontribut i ri për stabilitetin rajonal”, tha për AA, Filip Vujanoviç.
Megjithatë, për të, marrëveshjet mbi kufijtë me BeH dhe Kosovën, kanë vlerë historike dhe mbajnë një mesazh të rëndësishëm në lidhje me marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.
– BeH, vend kyç për marrëdhëniet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor-
Edhe pse tashmë nuk ekziston rreziku nga konfliktet siç i përjetuam në të kaluarën në rajon, fakt është se ende ka disa shkëndija. Prandaj, na interesonte se cili është vendi nga ku varet situata e Ballkanit Perëndimor.
“Mendoj se çelësi është BeH. Mendoj se marrëdhëniet në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi të gjitha, varen nga marrëdhëniet mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve, ndërsa këto marrëdhënie më qartë reflektohen në BeH. Jam i bindur se edhe Beogradi edhe Zagrebi do të mbështesin sovranitetin e BeH-së. BeH duhet të mbetet shtet sovran, sepse kjo thjeshtë është garanci e stabilitetit për të cilin po flisja. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk do të lejojë që BeH të humbasë sovranitetin e saj ndërkombëtarë”, theksoi Vujanoviç.
– Promovimi i vlerave të shtetit qytetarë –
Na interesonte se si në vendet e rajonit mund të përdorim shembullin e Malit të Zi, si një vend me komunitete të shumta etnike dhe minoritete që jetojnë në paqe dhe harmoni, për të ndërtuar marrëdhënie sa më të mira ndëretnike dhe besim.
“Ne jemi, dhe këtë e themi me kënaqësinë më të madhe, jo pa një bazë reale apo argumente të shtetit me harmoni të plotë të popujve dhe të afirmimit të plot të shtetit qytetarë. Mali i Zi është një shtet qytetar. Njerëzit që jetojnë në të janë, në rend të parë janë qytetarë të Malit të Zi, Pastaj unë i përjetoj si malazez, serb, shqiptarë, boshnjakë, kroatë, ku ne, unë mendoj dhe gjithmonë e them, kemi siguruar mekanizëm kushtetues dhe zbatimin e saj, që njerëzit që janë pakicë, të ndihen të plotësur tërësisht në të drejtat e tyre minoritare. Prandaj nevojitet që këto të drejta të përmirësohen,duhet të bëni çdo gjë që ata të ndjehen të respektuar në Mal të Zi deri në fund, të respektuar në të gjithë aspektet”, tha Vujanoviç.
Ai shtoi se në këtë drejtim trajton marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë dhe Kosovën, që është e rëndësishme për shqiptarët, marrëdhëniet shumë të mira me Serbinë, që është e rëndësishme për serbët, marrëdhëniet shumë të mira me BeH, që është e rëndësishme për boshnjakët në Mal të Zi.
“Ata janë një pasuri e madhe e Malit të Zi. Ne me asnjë prej pakicave: boshnjakët, shqiptarët, kroatët, nuk keni asnjë një problem. Përkundrazi, ata janë pasuri e posaçme, kapital, vlerë dhe një xhevahir i Malit të Zi dhe ne jemi veçanërisht krenarë për ruajtjen e marrëdhënieve korrekte me shtetet e tyre amë”, thotë Vujanoviç.
– Bashkëpunimi i mirë politik dhe ekonomik me Turqinë –
Na interesonte të mësojmë se sa Turqia mund të ndihmojë në procesin e integrimit të Malit të Zi, veçanërisht në NATO, si dhe për bashkëpunimin ekonomik. “Pafundësisht shumë mund t’na ndihmojë Turqia. Turqia është jashtëzakonisht me ndikim, vend jashtëzakonisht i fuqishëm në kuadër të rajonit tonë, le ta quajmë si Evropa Juglindore. Ajo është anëtare e rëndësishme e NATO-s, është jashtëzakonisht e rëndësishme për nga potenciali i saj ushtarak dhe buxhetor, si dhe të pozitës së saj në NATO. Një promotor shumë i rëndësishëm i vlerave të NATO-s në rajonin tonë. Këtë lloj të ndihmës turke e konsiderojnë si të paçmuar dhe të domosdoshëm. Kontaktet e mia me ish-kryeministrin e atëhershëm dhe Presidentin e tanishëm Recep Tayyip Erdogan, si dhe me ish-presidentin Abdullah Gul, dhe kryeministrin aktual dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu, kemi pasur prej tyre, si rajon, mbështetje të padyshimtë dhe të fortë pa dyshim dhe të sinqertë për integrimet në NATO. Në asnjë moment nuk kam ndjerë se kjo është një vendim politik i cili përmban një pritje të çfarëdo lloji. Turqia e ka kuptuar shumë sinqerisht, se kontributi për stabilitetin e vendeve të Ballkanit, është kontribut i NATO-s dhe afirmimit të politikave të zgjerimit dhe të jemi të sinqertë, forcimit të marrëdhënieve dypalëshe me Turqinë”, tha Vujanoviç.
Ai theksoi se Mali i Zi është shumë i interesuar për këto marrëdhënie dypalëshe, si dhe Turqia është një partner i rëndësishëm kapital i Malit të Zi.
“Krenohemi për marrëdhëniet tona me Turqinë, unë jashtëzakonisht krenohem me to. Kam pasur me të gjithë udhëheqësit e Turqisë, dhe vazhdoj të kem marrëdhënie të shkëlqyera. Me Presidenti Recep Tayyip Erdogan kisha një takim të shkëlqyer kohët e fundit, dhe gjatë manifestimeve të ndryshme shumëpalëshe kemi pasur bisedime shumë të mira. Ne me padurim e presim në Mal të Zi, dhe i gëzohemi faktit që së shpejti në Turqi do të bëhet e qartë formimi i qeverisë në Turqi në aspektin e funksionimit të ekzekutivit, sepse ne kemi premtimin e Presidentit Erdogan se ai do të vijë në Mal të Zi. Unë atëherë pres një forum-biznesi të fuqishëm. Ne kishim forumin e biznesit më të fuqishëm me presidentin Gul. Kjo do të jetë, jam i sigurt, edhe më i fuqishëm duke pasur parasysh ndërkohë përvojën e mirë të fituar nga kompanitë turke në Mali të Zi. Jam i bindur se ekipi i njerëzve të biznesit që do të vinë me Presidentin Erdogan, do të bëjë një promovim të ri të lidhjeve ekonomike me Malin e Zi. Të gjithë ishin të mrekullueshëm”, tha Presidenti malazez Filip Vujanoviç.
Ai vuri në dukje se “nuk ka projekte turke, partneritete, investime, të cilat kanë dështuar”, konstaton Presidenti Vujanoviç.
