Vuçiqi paditi vetveten

TË FUNDIT

Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviç, tha se në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vullin.

Partia Përparimtare Serbe udhëhiqët nga presidenti, Aleksandar Vuçiç. Ai më herët kishte paralajmëruar se do të paraqesë një kallëzim penal kundër vetes për shkak të akuzave se ka bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar.

Vuçeviç, kolegu i partisë së Vuçiçit, tha se kallëzimi penal përmban akuzat “të publikuara pjesërisht në media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish-regjimit (opozitës)”, të cilat ndërlidhin presidentin e Serbisë dhe ministrin Vullin me grupin e Veljko Bellivukut.