Vuçiq thotë se nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës

TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ai nuk do ta nënshkruante njohjen e Kosovës dhe se dikush pas tij do ta bënte atë.

Në seancën parlamentare kushtuar Kosovës, Vuçiq u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se vetëm në atë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre, përcjell b92.

“Fitorja është paqja, stabiliteti, siguria dhe ruajtja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore,” tha Vuçiq.

Ai shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e marrëdhënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë.

Vuçiq tha se mjafton të kalosh nëpër rrugën Prishtinë-Pejë dhe të shohësh vetëm shenjat, në mënyrë që të mos dëshirosh të shkosh më kurrë atje.