Vuçiq: Serbia do të befasojë me përgjigjen, nëse fillon pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare

TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se nëse fillon pranimi i përshpejtuar i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Serbia do të befasojë me përgjigjen dhe efikasitetin e saj.

“Atë ditë kur të pranohen në cilëndo organizatë ndërkombëtare, kjo do të thotë se e kanë prishur marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë ditë do të kuptohen emrat e disa vendeve të cilat e tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se për shkak të konfliktit në Ukrainë, shumica e shohin situatën globale si mundësi për zgjidhje të çështjes së Kosovës dhe se shumica duan pranim të përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.