Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, gjatë takimit të “Ballkanit të Hapur” që po zhvillohet në Tiranë, u shpreh se objektivi i kësaj iniciative është lidhja e njerëzve me njëri-tjetrin.
“Do të them një fjali të mirë të bërë nga Franklin Rusvelst: Ndoshta nuk do të kemi mundësi për të përgatitur të ardhmen për fëmijët tanë, por mundemi të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen”, tha mes tjerash Vuçiq.
“Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijojë bazën e themelet për fëmijët tanë”, tha Vuçiq.
“Objektivi më i rëndësishëm është që të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën sesa për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pashë një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes”, shtoi Vuçiq.
