Vuçiq: E vlerësoj miqësinë midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në online panel-diskutimin “Forumi Ekonomik i Delfit” mbi inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, theksoi se e vlerëson shumë miqësinë midis tre vendeve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në rrugën e tyre drejt BE-së dhe se shumë e vlerëson punën e vështirë, të përkushtuar të komisionerit për zgjerim, Oliver Varhei.

Siç raportoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, ai kujtoi që Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë nisur nismën “Shengeni i Vogël” me qëllim që ta mundësojnë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shtoi se ai është mirënjohës ndaj BE-së, e cila mundohet për të njëjtat vlera.

Në panelin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ku folën gjithashtu komisioneri për zgjerim i BE-së Oliver Verheiji, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Vuçiç  vlerësoi se Serbia po bën përpjekje maksimale në rrugën e reformës në integrimin evropian, në fushën e sundimit të ligjit, reformat në sektorin ekonomik dhe në mbështetjen për median e lirë. (MIA)