Ekspertja e gjumit Stephanie Romiszewski ka zbuluar gjërat më të këqija që mund të bëni kur keni pagjumësi dhe mënyrat se si trajtohet ajo.
Pagjumësia mund të zgjasë vetëm disa ditë, të shtrihet në disa javë ose të bëhet kronike, duke zgjatur disa muaj apo edhe vite.
Mënyra se si trajtohet mund të ndikojë në sa kohë qëndroni në një gjendje të tillë, shpjegon Romiszewski.
Stephanie thotë se një nga gjërat e para që duhet kuptuar në lidhje me pagjumësinë është se kjo nuk do të thotë se diçka gjenetikisht nuk shkon me ju, ose se ka ndonjë lloj çekuilibri kimik në tru. Mund të trajtohet duke ndryshuar besimet dhe sjelljet.
