Vritet një grua e punësuar në Ambasadën amerikane në Kiev

TË FUNDIT

Një grua e cila ka qenë e punësuar në Ambasadën amerikane në Ukrainë u vra sot në një sulm në park në Kiev, ndërsa policia është në kërkim të burrit të dyshuar për sulm, bëri të ditur policia ukrainase.

Media britanike, duke iu referuar informacioneve fillestare nga policia, raporton se gruaja kishte një dëmtim në kokë dhe se ajo u gjet nga një kalimtar në një rrugë pranë parkut në qendër të qytetit.

Ministri i Punëve të Brendshme ukrainas Artem Shevçenko shkroi në Tuiter këtë pasdite se “vrasja e një gruaje të punësuar në Ambasadën e SHBA-së në Kiev mund të jetë një krim ose një incident”.

Policisë iu tha se gruaja ishte rrahur dhe se autori i krimit supozohej të ishte një burrë me flokë të errëta nga 30 deri në 40 vjeç, i veshur me pantallona të shkurtra të errëta dhe një bluzë.

“Gruaja u shtrua në spital pa ndjenja, dhe më vonë vdiq atje. Gjatë kontrollimit të sendeve të viktimës, në emrin e saj u gjet një kartë identifikimi se ajo ishte e punësuar në Ambasadën amerikane”, kumtoi policia në Fejsbuk.